Standard.al

Minatorët kundër oligarkëve, akuza të rënda Ramës: Mane ka marrë qeverinë me konçesion…

0

Minatorët e Bulqizës të cilët protestuan para kryeministrisë, akuzuan Ramën se është bërë mbrojtësi i oligarkëve.

Të gjithë kundërshtimin e tyre ata e kishin me biznesmenin Samir Mane, të cilin e akuzojnë se nuk shikon të drejtat e punëtorëve, nuk merr parasysh asnjë kërkesë të tyre, por vetëm vjedh dhe i shfrytëzon ata për qëllime fitimi. “Samir Mane ka marrë qeverinë me konçesion”, Poshtë oligarkët”, “Minatorët do të fitojnë”. Ishin disa nga thirrjet e minatorëve. Ndërkohë ata premtuan se do të vazhdojnë me protesta deri në gjetjen e një zgjidhje.

Me parrulla nga më të ndryshmet në duar, minatorët i bënë thirrje qeverisë që të rsihikojë kushtet e punës së tyre, të rris pagat, të dëmshpërblejë të dëmtuarit gjatë punës, të njohë vjetërsinë dhe të paguaj sipas vështirësisë së punës.

Minatorët folën për shumë çështje para kryeministrisë, mes të cilave edhe fakte të rënda që lidhen me fshehjen e personave të dëmtuar gjatë punës vetëm e vetëm që të mos paguhet dëmi.

Moinatorët kërkojnë largimin e Samir Manes nga Bulqiza dhe ngritjen e sindikatës së tyre në Bulqizë.

Ata u shprehen se sindikata në Tiranë, është e shitur dhe korruptuar dhe nuk mund të shohin qartë problemet e minatorëve. Sipas tyre, sindikata duhet të jetë në Bulqizë, aty ku janë minatorët të cilët thanë  se janë duke vdekur ende pa e ngrënë pensionin.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.