Makina e Ambasadës Amerikane aksidentohet keq, ndërron jetë një grua, plagosen pesë të tjerë

0
123

Makinë e Ambasadës Amerikane në Islamabad, është përfshirë në një aksident, njoftoi ARY News ditën e sotme.

Një grua ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Incidenti ndodhi në kryeqytetin e Pakistanit, ku makina që i përkiste Ambasadës së SHBA nuk respektoi sinjalizimin e semaforit, duke përfunduar tek një automjet tjetër.

Ndërsa shkuan në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, policia ka arrestuar shoferin automjetin e Ambasadës Amerikane.

Zyrtarët e policisë thanë se trupi i pajetë dhe njerëzit e plagosur u zhvendosën në Institutin e Shkencave Mjekësore në Pakistan (PIMS). Gruaja e ndjerë është identifikuar si Nadia Bibi, megjithatë, identifikimi i personave të tjerë të plagosur nuk dihet ende.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here