Alon Ben-Meir: 15 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës …

0
126

Alon Ben-Meir, një profesor i Universitetit të Nju Jorkut , në një intervistë me Zërin e Amerikës, tha se Serbia duhet të pranojë faktin që Kosova është e pavarur dhe Kosova të heqë tarifat. Ai tha se Kosovën e kanë njohur afro 100 vende, por 15 shtete e kanë tërhqru njohjen për shkak të presionit të Serbisë.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: Përfaqësuesi i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, Rick Grenell bëri thirrje për heqjen e tarifave nga Kosova dhe nga ana tjetër që Serbia të ndalë fushatën e tërheqjes së njohjeve. Sa realiste është një gjë e tillë dhe si e shihni situatën që e bën rifillimin e bisedimeve të vështirë?

Alon Ben-Meir: Serbia duhet të arrijë një përfundim të thjeshtë, bazë: Kosova është një fakt i jetës, është një vend i pavarur. E kanë njohur afro 100 vende. Rreth 15 vende e kanë tërhequr njohjen, për shkak të presionit të Serbisë. Serbia duhet t’i japë fund kësaj fushate. Nga ana tjetër Kosova duhet të heqë tarifën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë. Rifilimi i fluturimeve, që u realizua me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, është një fillim i mbarë. Ky është këndvështrimi që duhet të ketë Kosova.

Të dyja palët duhet t’i ndërmarrin këto hapa, duke e njohur realitetin. Janë fqinjë, duhet të marrin e japin me njëri-tjetrin. Duhet ta pranojnë se disa realitete në terren që ata nuk mund t’i ndryshojnë. Dhe kur të arrijnë në atë pikë, veçanërisht Serbia, mendoj se do të ketë përparim.

.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here