“6 kryebashkiakë me të kaluar kriminale”, Bylykbashi nxjerr zbuluar ‘të vërtetën’ për Agron Malaj…

0
130

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi  në një intervistë për “abc news” ka sjell në vëmendje shkeljet flagrante ligjore që sipas tij, KQZ dhe Prokuroria kanë bërë me rastin e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.

Bylykbashi sqaron arsyet përse dënime penale si ajo e armëmbajtes pa leje u përcaktua si vepër që do t’i ndalonte për jetë çdo zyrtari të mbante funksion publik. “Z.Malaj nuk ka të drejtë përjetë të kandidojë më për një funksion publik. Ligji i dekriminalizimit është shumë i qartë, armëmbajtja pa leje përjetë i ndalon kandidimin, zgjedhjen dhe marrjen apo ushtrimin e cdo lloj funksioni”.

Agron Malaj kaloi në filtrat e Prokurorisë në 2017,  kur mori detyrën e drejtorit të OSHEE-së në Dibër. Prokurori Petrit Fusha, pas verifikimit të dënimit të Malajt në 1999 doli në konkluzionin se zyrtari në fjalë, prekej nga ligji i dekriminalizimit, por ishte rehabilituar. Duke qenë se Kodi Penal në vitin 1999 kur është dënuar Malaj, ishte ndryshe nga formulimi kur ligji i dekriminalizimit u miratua, atëherë Prokuroria i tha DAP-it, se Malaj ishte rehabilituar. Për Bylykbashin ndryshimet në Kod nuk kanë asnjë vlerë për aq kohë sa zyrtari është i dënuar veprën penale të armëmbajtjes pa leje. “Ndryshimet e mëparshme në kod të bëra qëllimisht për të vrarë këtë nen, nuk kanë asnjë vlerë. Është si të themi që meqë ka ndryshuar neni penal në Shqipëri me numëerimin e tij, kjo nuk vlen më, por është si të thuash se Kodi Penal, grek apo italian e parashikon me një numër tjetër në kod armëmbajtjen pa leje nuk ka korespondencë despozitash dhe për rrjedhojë zoti Malaj, po të ishte i dnëuar jahstë Shqipërisë nuk do të ndalohej”.

Në shkelje të rëndë me vendimin e saj për t’’i lejuar Malajt kandidimin dhe më pas marrjen e detyrës si kryebashkiak, Bylykbashi gjen edhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. “Veprimi i KQZ për të refuzuar ligjin është i kundërligjhëm dhe ka përgjegjësi për anëtarët e KQZ. Përdorja e nje vendimi gjykate i cili nuk është unifikues i Gjykatës së Lartë nuk e detyron KQZ te zbatojë”. Kur referencat ligjore për fuqinë e veprimit të ligjit të dekriminalizimit i ka të shteruese, pyetjen e tij Bylykbashi e ka për kryeministrin Rama. Partia Demokratike pas denoncimit të 6 kryebashkiakëve me të kaluar kriminale në pritje të veprimit të ligjit të dekriminalizimit, ka gati dosjen e denoncimit të një tjetër kryebashkiaku në qarkun e Tiranës me të kaluar kriminale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here