VIDEO PREKËSE/ Nxirren nga rrënojat pas 23 orësh. Nënë e bir gjenden të përqafuar…

0
123

Një tjetër shpëtim i mrekullueshëm nga ekipet e shpëtim-kërkimit në Turqi.

Një nënë dhe djali i saj janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e një pallati në Elazig pas plot 23 orësh, raporton Syri.net.

Në momentin e gjetjeve të trupave, nëna dhe djali ishin të përqafuar me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se, djali është i moshës 2,5 vjeç.

“A më dëgjon? Jemi këtu. Duro. Do të të shpëtojmë”, dëgjohet zëri i një prej anëtarëve të ekipit të shpëtimit, ndërsa nga rrënojat vjen zëri mes lotëve i nënës.

Nga tërmeti 6,8 ballë që goditi dje Turqinë Lindore deri tani raportohet për 29 viktima dhe mbi 1200 të plagosur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here