VIDEO/ “Nuk po marr dot frymë”, gruaja telefonon brenda rrënojave duke klithur…

0
143

Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë punuar gjatë gjithë natës edhe pse në zonat e prekura nga tërmeti temperaturat ishin në -7 gradë celsius.

Deri më tani raportohet se të gjallë nga rrënojat janë nxjerrë 39 persona. Po ashtu raportohet se nën rrënoja janë edhe 30 persona të tjerë, ndërkohë 22 perona janë nxjerrë të pajetë.

Ndërkohë janë publikuar edhe disa momente nga operacionet e ekip-shpetimit. Një grua ka telefonuar numrin e urgjencës 112 duke kërkuar ndihmë, nga rrënojat.

Media turke raportojnë se një klithmë për ndihmë është dëgjuar nga një qytetare e cili ishte nën rrënoja gjatë një tërmeti në Elazig.

Në thirrje dëgjohet se viktima e tërmetit thotë “Unë nuk mund të marr frymë” dhe është afër personit të shpëtuar dhe kërkon ndihmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here