Standard.al

Thellohet bilanci nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 20 të vdekur dhe 1015 të plagosur. Post-lëkundjet shkaktojnë panik

0

20 të vdekur dhe 1015 persona të plagosur. Ky është bilanci i deritanishëm nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë pjesën Lindore të Turqisë. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig.

Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, u raportuan dhe 97 paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.

 

 

 

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ dje në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3.

 

 

Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.

Fill pas ngjarjes, në Twitter u shpërndanë video të ndryshme ku tregonin pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë ende të afërmit e tyre, ndërsa vijojnë operacionet e evakuimit. Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum dhe Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u zhvendosën në rajon për shkak të tërmetit.

 

Ndërkohë, operatorët e telefonave celularë Turkcell, Vodafone dhe Türk Telekom njoftuan se lejuan internet dhe telefonata falas për qytetarët që jetojnë në rajonin e prekur nga tërmeti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.