“Situata këtu është dramatike”, ambasadori shqiptar në Kinë jep këshilla për virusin vdekjeprurës

0
102

Të paktën 41 viktima kanë vdekur nga koronavirusi në provincën Hubei, vendi edhe nga ku filloi përhapja e virusit, ndërsa zyrtarisht të prekur nga ky virus vdekjeprurës janë 1287 persona në Kinë.

Ndërkaq për këtë situatë ka reaguar edhe ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja i cili shpkruan se situata në Kinë është dramatike.

Belortaja po ashtu u bën thirrje që të gjithë personat që duan të udhëtojnë drejt Kinës të shtyjnë udhëtimet.

“Kêshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme.”- shkruan ai.

Postimi i plotë

Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar. Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Autoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht. Kêshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here