Shqiptari në telashe serioze, policia qëllon me tre plumba ndaj makinës…

0
74

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Itali, ku i përfshirë është edhe një shqiptar.

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur policia ka pikasur dhe ka bllokuar shqiptarin ndërsa ky i fundit po i shiste 50 gram heroinë një të riu italian.

Ndërsa shqiptari dhe italiani u bllokuan në vend nga policia, bashkëpunëtori i tyre ia ka mbathur nga vendngjarja me një automjet Seat Ibiza.

Fillimisht bashkëpunëtori ka përplasur në tokë me makinën e tij një agjent të policisë, që më pas u dërgua për mjekim në spital.

Vetëm pak më tej një tjetër agjent i patrullës qëlloi me tre plumba pistolete në rrotat e mjetit.

E gjithë ngjarja u përmbyll me një agjent të plagosur, dy të arrestuar dhe tre plumba pistolete të qëlluara nga një polic në një tratativë shkëmbimi droge në sheshin 66 Martiri Gruliasco.

Bashkëpunëtori i shqiptarit pavarësisht postoblloqeve mundi t’ia mbathë, të paktën për momentin duke humbur gjurmët.

Ndërkohë që agjentët kanë mbledhur të dhëna të mjaftueshme për identitetin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here