Standard.al

“Shqipëria po ngelet prapa…”/ Silvana Begaj: Po e shesin vendin tonë, shpresa është vrarë…

0

Silvana Begaj, asistente pedagoge, emri i së cilës u bë i njohur pas shkrimit të saj “Mirupafshim Shqipëri! Unë po iki!” tha se sot “Shqipëria po shitet”.

Silvana Begaj: Unë e quaj Shqipëria e Skënderbeut sepse ne kemi luftuar me shekuj me Turqinë dhe sot vërtet po e shesim Shqipërinë, sepse nuk po bëjmë diçka për përmirësimin e Shqipërisë. Unë dua që Shqipëria të bëjë hapa të sigurta dhe të bëjë hapa që ne ti shikojmë dhe të jemi shqiptarë të Evropës, jo Shqipëria që mbyllet dhe jo Shqipëria që luan filma dhe nuk ofron asgjë për rininë, mos flasim më për atë që Shqipërisë po i ikën truri.

Shpresa është vrarë thotë Silvana, ndërsa shprehet se niveli arsimor po përkeqësohet.

Silvana Begaj: Po shikoj që ka shumë shpresa të vrara, kjo më bën që unë si emigrante ta vuaj më shumë. Janë shumë fenomene që mua më kanë trishtuar nga Shqipëria.  Që në kohën kur unë isha studente kisha ëndrra. Prisja diçka tjetër, po niveli arsimor ka qenë dhe po përkeqësohet, Shqipëria po ngelet prapa./RTV Ora

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.