Shkon në 41 numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës në Kinë, mbërrin edhe në Evropë….

0
95

Rritet numri i viktimave që humbën jetën nga koronavirusi në Kinë. Deri në këto momente, raportohen 41 viktima nga virusi i cili e ka epiqendërn në qytetin kinez, Whuan.

Mbi 1200 persona janë prekur nga ky virus, ndërkohë që vendi po kalon momente të vështira kur është bërë gati për të festuar Vitin e Ri Hënor, një nga festat më të rëndësishme në Kinë.

Qyteti Wuhan tashmë është i izoluar, ndërkohë që në të gjithë Kinën po zbatohen protokolle shumë të ashpra.

Virusi ka mbërritur edhe në Europë, ku tashmë janë konfirmuar të paktën dy raste të personave të infektuar në Francë.

Çfarë është ky virus?

Coronavirus janë një grup i madh virusesh të cilat njihen gjerësisht në botën e kafshëve, por në raste të rralla ato mund të transmetohen nga kafshët tek njerëzit. Përpara këtij virusi, që po përhapet tashmë në Kinë, bota ka njohur dy Coronavirus të rrezikshëm si, MERS dhe SARS.
Virusi mund t’i sëmurë njerëzit dhe të krijojë probleme në rrugët e frymëmarrjes, të ngjashme me viruset e rëndomta që prekin popullatën. Përshembull, disa nga simptomat e këtij virusi janë; kolla, dhimbjet e kokës, temperaturë e lartë, dhembje të fytit, të cilat mund të zgjasin për dy ditë.
Për personat me sistem imunitar të dobët, siç janë të moshuarit apo bebet, ekziston rreziku që virusi të shkaktojë sëmundje më të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si pneumonia apo bronkiti.
Personat që janë prekur nga virusi, raportohet se kanë patur të gjithë probleme me frymëmarrjen. Duke qenë se bëhet fjalë për pneumoninë virale, antibiotikët janë të padobishëm.
Mjekët sqarojnë se mund të përdoren ilaçe antivirale, por ato thjesht menaxhojnë simptomat duke i lehtësuar ato, por nuk eleminojnë virusin. Shërimi i pacientit varet nga fuqia e sistemit imunitar. Personat që kanë humbur jetën deri tani në Kinë, kanë patur sistem imunitar më të dobësuar.

Si përhapet ky virus?

Virusi përhapet fillimisht nga kafshët tek njerëzit. Shkencëtarët janë të mendimit se virusi MERS u përhap prej gamileve, ndërsa virusi SARS prej maceve.
Virusi përhapet mes njerëzve, pas kontaktit me sekrecionet e personit të prekur. Virusi mund të përhapet nëpërmjet kollës, teshtimave apo edhe nga një shtrëngimi duarsh.

Masat që duhen marrë për të ulur rrezikun e infektimit.

Çdo person duhet të jetë i kujdesshëm dhe të ndërmarrë hapa, për të ulur rrezikun e prekjes nga virusi. Fillimisht duhen evituar personat që janë të sëmurë. Mundohuni të mos prekni sytë, hundën dhe gojën. Lani duart shpesh me sapun të paktën për 20 sekonda. Nëse jeni sëmurë, qëndroni në shtëpi, evitoni turmat dhe kontaktin me të tjerët. Mbulojeni gojën dhe hundën kur kolliteni dhe tështini. Gjithashtu, disinfektoni objektet që prekni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here