Standard.al

Shkencëtarët mendojnë se supa me lakuriq nate solli koronavirusin vdekjeprurës, gatuhet në…

0

Shkencëtarët në Kinë, mendojnë se virusi vdekjeprurës Coronavirus, mund të ketë ardhur nga lakuriqi i natës, sepse ky virus, ka prejardhje të ngjashme me një virus i cili gjendet vetëm tek lakuriqi i natës që jeton në klimë të ngrohtë dhe konsumon fruta.

Lakuriqi i natës në Kinë përdoret për të bërë supë. Ky ushqim konsiderohet nga një pjesë e kinezëve, si shërues për kollën, malarian dhe gonorenë. Madje në Kinën e lashtë, jashqitja e lakuriqit të natës konsiderohej se kishte veti shëruese për sytë.

Mendohet se virusi mund të jetë përhapur nga supa me lakuriq nate, e gatuar në tregun e ushqimeve në Wuhan, epiqendrën e virusit, i cili ka marrë deri tani 41 jetë njerëzish.

Virusi ka mbërritur edhe në Evropë, me dy raste të konfirmuara në Francë.

Ky virus vdekjeprurës, shkakton pneumoni dhe rezulton fatal veçanërisht tek të moshuarit dhe bebet, për shkak të imunitetit të dobët që kanë këto kategori.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.