Standard.al

Rudina zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga burri….

0

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin ‘Rudina’.

Ajo ka zbuluar shumë detaje nga jeta personale duke folur për herë të parë për lidhjen e saj me Mark Frrokun, që nga njohja e deri te planet për martesë.

Po ashtu ajo ka folur dhe për ish-bashkëshortin, Aleksin, për të cilin shprehet se është baba i mrekullueshëm dhe që do ia dojë gjithmonë të mirën.

Pas ndarjes dyshja mbetën miq dhe në këtë ka ndikuar kryesisht e vogla e tyre, Viktoria.

‘Ka një baba të mrekullueshëm, për mua do jetë gjithmonë babai i Viktorias dhe do i dua gjithmonë të mirën, siç e ndjej që e do dhe ai të mirën time. Jemi goxha miq’. është shprehur moderatorja.

Rudina ka zbuluar dhe arsyen e ndarjes nga ish partneri, duke treguar se ndaluan së funksionuari si çift dhe më pas të dy vendosën t’i jepnin fund martesës, gjithmonë duke ruajtur raporte të mira.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.