Standard.al

Protesta e minatorëve/ Aktivisti tallet keq me Samir Manen: Jep lekë paradhënie për….

0

Keqtrajtimi, pagesat e ulëta, kushtet e këqija të punës, si dhe mosrespektimi i kontratës nga konçensionari, janë arsyet e protestës së paralajmëruar ditën e diel para Ministrisë së Financave nga ana e minatorëve të Bulqizës.

Lidhur me këtë protestë aktivisti i ‘Nismës Thurja’ Endri Shabani thekson se biznesmeni Samir Mane, po jep para në media për të bërë fletërrufe ndaj atyre që mbështesin protestën.

Sipas tij ende pa u zhvilluar protesta në portalet e paguara nga biznesmeni Mane ka filluar sulmi ndaj aktivistëve të shoqërisë civile.

Shabani me ironi shkruan se fletërrufetë e këtyre mediave kanë dhe anën pozitive, pasi tregojnë se Mane nuk i keqtrajton të gjithë punonjësit e tij, pasi disave ua jep paratë para kohe.

 

Ja denoncimi i Shabanit:

Eshte bere zakon qe sa here them ndonje gje kunder Zamirit, pres 24 ore dhe fap del nje fleterrufe, ne nje portal qe punon per te.

Kam menduar gjithmone qe ky 24 oresh eshte i nevojshem, se sa merret vesh cfare kam thene, sa porositet artikulli, sa behet pagesa, e keshtu me rradhe.

Mirepo sot ka ndodhur dicka interesante. E kane botuar fleterrufene ende pa ndodhur protesta e neserme.

Ky me duket lajm i mire se tregon qe Zamiri nuk i keqtrajton te gjithe punetoret e vet.

Disave madje ua jep leket paradhenie

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.