Standard.al

Kryemadhi: Solidariteti ynë për popullin turk është i pakufishëm, e kuptojmë këtë situatë më mirë se kushdo tjetër…

0

Kryetarja e LSI-së,  Monika Kryemadhi në një mesazh në Facebook ka shprehur solidaritetin me popullin turk për pasojat e tërmetit të rëndë që goditi dje Turqinë. Ajo shprehet se shqiptarët, më mirë se kushdo tjetër, e kuptojnë situatën e rëndë që po kalon sot Turqia.

Postimi i plote

Kam përjetuar me hidhërim dhe dhimbje të thellë tërmetin që goditi Turqinë dhe popullin turk.

Ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë.

Uroj me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara.

Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike.

Zoti qoftë me ju! 🇦🇱🇹🇷

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.