“Isha e palumtur dhe pa jetë”/ Këngëtarja e njohur rrëfen se fama e bëri të mendojë vetëvrasjen

0
93

Billie Eilish, e cila mbushi 18 vjeç në dhjetor, është e vetmja artiste e re që është nominuar për gjashtë Grammy dhe e para artiste e re që ka shkruar dhe do të këndojë kolonën zanore të James Bond.

Përpos këtyre sukseseve, këngëtarja që po thyen rekorde me hite si “Bad Guy” apo “Bury a friend” është e njohur për stilin e veçantë të teksteve dhe klipeve, ku guxon me tematika që nga seksualiteti e deri tek ankthi e depresioni.

Por edhe pse po bën histori, Billie Eilish, tha në një intervistë për “The Gayle King Grammy Special” se e kishte menduar shumë shpesh vetëvrasjen.

“Më kujtohet një rast që isha në Berlin, isha vetëm në dhomë dhe mbaj mend dritaren ngjitur meje. Mbaj mend që po qaja sepse thoja kështu do të vdes, do ta bëj. Isha kaq e palumtur. Isha e palumtur dhe pa jetë.” tha këngëtarja duke zbuluar edhe faktin se këngët e saj kanë lidhje me jetën e saj personale.

“Nuk dua të tremb njeri, por realisht s’e besoja të jetoja deri 17 vjeçe,” pranoi Billie teksa shtoi se gjithmonë ka dashur ta lëndojë veten.

Në intervistë, Gayle shpjegon se fama po i rëndonte shumë mbi shpatulla adoleshentes pasi ajo nuk dilte dot në publik pa rënë në sy dhe shumica e shoqërisë, që s’e kuptonte jetën e saj, iu largua. Kështu, e vetmuar dhe e izoluar, Billie ra në depresion.

Sidoqoftë, 18-vjeçarja tha se tani gjithçka ka kaluar dhe shtoi se tani u gjendet pranë fansave që kanë probleme me shëndetin mendor dhe i nxit të mos bëjnë diçka që s’e zhbëjnë dot.

“I kap nga shpatullat dhe u them, ‘Të lutem kujdesu për veten, trajtoje mirë veten. Mos hidh hapin tjetër dhe mos lëndo veten,’” tha Eilish. “Është diçka që s’e zhbën dot.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here