“Çakenjtë” i janë sulur Kosovës për ta shqyer dhe ndarë si mall pa zot…

0
134

Nga DRITAN DEMIRAJ

Të nderuar bashkëkombas!

“Çakenjtë” i janë sulur Kosovës për ta shqyer dhe ndarë si mall pa zot…

Por harrojnë që djalëria shqiptare është gjallë dhe e gatshme të mbroj pragun dhe tokën që Perëndia ia ka falur… asnjë m2 i trungut arbnor nuk është në pazar për tu shitur.

Ka mbaruar koha e projekteve përçudnuese dhe vargonjve të robërisë. Kosova është dhe mbetet tempulli i lirisë dhe i krenarisë kombëtare.

Këtë le ta dinë serbomëdhenjtë dhe kërmat e tyre në Beograd se ka mbaruar koha e parrullës”Trepça punon dhe Beogradi ndërtohet”.

Sot mundi dhe djersa e shqiptarëve është për të ndërtuar jetët dhe shtëpinë e tyre. Flm të gjithë atyre politikanëve që nuk lëshuan pe dhe qëndruan të palëvizur në bindjen se Kosova nuk është në shitje. Flm të gjithë aleatëve të kombit shqiptar SHBA-ve dhe Gjermanisë, Kancelares Merkel, që na ndihmuan ti themi jo grabitjes në tentativë të trojeve tona.

Bashkohem me Kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj se “Serbia ka cofë dhe bashkë me të edhe coftinat që i mbajnë ison…”.

Kundër kësaj ideje kanë dalë vazhdimisht edhe ish Kryeministri Berisha, Presidenti Meta dhe Kryetari i opozitës z. Lulzim Basha.

D.D. USA.

Image may contain: one or more people and people standing
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here