Bëni kujdes! Ndeshkim me gjobe edhe për gjithë këmbesoret që shkelin rregullat….

0
123

Ndeshkim me gjobe edhe per gjithe kembesoret qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Keshu ka deklaruaSkënder Ismaili, shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili ne nje interviste per ATSH, ka thene se  “Qytetarët janë shkelësit më të mëdhenj të rregullave të qarkullimit rrugor”.

reshje, trafik, moti, cadra

Sopas tij, në ligjin shqiptar ekziston neni që lejon marrjen e masës administrative gjobë ndaj këmbësorëve, por tashmë do nisë dhe të zbatohet me rigorozitet.

“Edukimi me rregullat e qarkullimit rrugor si një nga komponentët më të rëndësishëm të sigurisë rrugore është që këto njohuri duhen marrë në të gjitha nivelet e shkollimit, që nga niveli parashkollor  dhe deri në fakultet. Ka ardhur koha që lënda e njohuri mbi trafikun rrugor të jetë një nga lëndët që duhet aplikuar në të gjitha ciklet arsimore”, tha Ismaili.

“Edukimi duhet të jetë i përditshëm. Një nga treguesit më negativë ka qenë dhe përdormi i rrugës nga këmbësorët, pasi kanë njohuri të pakta se si duhet të përdorin rrugën. Ne do të propozojmë plan kombëtarë për zbatimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët dhe ku duhet punuar me qytetarët për rregullat e qarkullimit rrugorë në të gjithë vendin me qëllim që këmbësorët  të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke bërë kalimin e rrugës në vijat e bardha..etj”,- nënvizoi Ismaili.

Ai tha se legjislacioni shqiptarë parashikon dhe masën administrative gjobë ndaj këmbësorëve.

“Kodi Rrugor në nenet 188 dhe 189 të tij ka përcaktuar detyrimet e këmbësoreve ndaj drejtuesit të mjeteve dhe anasjelltas dhe policia nuk do e toleroj më shkeljen e këtij neni. Një vështirësi për zbatimin e këtyre neneve ka qenë dhe se si duhet të vilet kjo masë administrative. Natyrisht këmbësorët kanë një dokument që quhet dokumenti i identifikimit me vete dhe përmes këtij dokumenti, punonjësi i policisë rrugore i vë gjobën në emër të tij dhe kjo masë administrative i del online në të gjitha shërbimet publike që qytetari do haset, në pagesat në Bashki, kalimin e kufirit, marrjen e pensionit..etj. Çka do ta bëjë qytetarin ta paguajë gjobën, por dua të theksoi se gjoba nuk është mjet ndëshkimi, por ndërgjegjësimi”,- tha Ismaili.

Një taksist u shpreh se këmbësorët duhet të jenë më të kujdesshëm dhe gjoba do ishte një zgjidhje e mirë. “Rrugët e Tiranës janë me trafik të dendur dhe normalisht ka dhe njerëz që nxitojnë. Duhet më shumë vëmendje dhe për mendimin tim, edhe qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve duhet të jenë më të vëmendshëm, pasi në të dy raste ka gabim. Qytetarët nuk respektojnë vijat e bardha dhe ne detyrohemi të frenojmë dhe rëndojmë edhe më shumë trafikun. Masa e gjobës duhet të aplikohet edhe të këmbësori. Edhe familja ime nëse nuk respekton kalimin e rrugës te vijat e bardha të gjobitet”,- u shpreh ai.

“Gjoba do ndikonte edhe në ndërgjegjen tonë. Nëse do e pësonim njëherë, do mendohemi më shumë përpara se të bënim një shkelje të tillë sërish”,- tha një djalosh tjetër.

“Edhe ne qytetarët jemi shkaktarë të aksidenteve, duhet gjoba”,- tha një zotëri i moshuar. “Patjetër që duhet gjobë, prandaj janë semaforët dhe vijat e bardha, për t’u respektuar”,- tha një djalosh tjetër.

Një vajzë u shpreh se këmbësorët kalojnë vend e pa vend. “Ka shkelje të shumta nga këmbësorët. Po, gjoba do ndihmonte në këtë drejtim”,- u shpreh ajo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here