Standard.al

Alketa Vejsiu nis me elozhe: Italianë, jam Chiara Ferragni e Tiranës… e ndjej, do më pëlqeni shumë

0

Alketa Vejsiu, një nga personazhet më të njohura të ekranit është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale. Në një intervistë për revistën italiane “Gente”, ajo është prezantuar italianëve si “Chiara Ferragni e Tiranës”, (Blogerja e famshme italiane).

Në këtë intervistëa ajo  ka treguar dhe vështirësitë në jetë. Alekta është shprehue se rrogën e parë e ka marrë kur ishte 14-vjeç. Ajo është shprehur se vjen nga një familje e varfër dhe se gjithmonë ka qenë shumë ambicioze.

“Rrogën e parë e kam çuar në shtëpi në moshën 14 vjeçare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një biçikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time. Ndërkohë studioja shumë. Isha ambicioze. Ishim të varfër dhe doja të bëja diçka të mirë për time më, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit“, shprehet moderatorja

Në këtë intervisitë ajo ka treguar momentet kur mori vesh lajmin se do të ishte një nga prezantueset e “Sanremo” në Itali.  “Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia. Mora menjëherë në telefon nënë, babain dhe tim shoq”.

Ajo ka treguar për median italiane se është e martuar që prej vitit 2006 dhe se çifti ka dy fëmijë, të lindur që të dy në Firence.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.