Standard.al

Video për të mos u humbur/ Gruaja bie nga 27 metra, ngrihet dhe ecën në këmbë…

0

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një grua 27-vjeçare bie nga një lartësi prej 27 metrash. Për fat, gruaja ruse ra mbi një grumbull të madh bore. Ajo thjesht u ngrit dhe u largua vetë.

Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë gruan duke bërë salto gjatë rënies prej katit të nëntë.

Kjo rënie zgjati tre sekonda. Videoja vjen nga qyteti Izluchinsk.

Policia ka nisur hetimet, kurse gruaja është shtruar në spital me disa probleme në pjesën e brendshme të trupit. Megjithatë mjekët thonë se janë të habitur se si nuk ka thyer asnjë kockë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.