Standard.al

VIDEO/ Goditje 6.8 ballë në Turqi. Deri tani 12 të vdekur, 300 të plagosur

0

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në Turqi.

Sipas mediave turke, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8. Epiqendra ka qenë në rrethin Sivrice të Elazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera.

Pas goditjes kryesore janë regjistruar edhe 2 lëkundje të tjera njëra me magnitudë 5.4 dhe tjetra 3.3.
Tërmeti është ndier deri në Siri dhe Irak.

Deri tani janë raportuar 12 viktima, ndërsa mbi 300 persona janë të plagosur. 100 godina janë shembur ose kanë pësuar dëmtime të rënda. Mediat turke raportojnë se ka dhjetra të vdekur.

 



 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.