Standard.al

Rike Roçi konfirmon lidhjen me Kristian Prengën dhe i bën urimin e ëmbël për ditëlindje….

0

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi ka konfirmuar lidhjen e saj me boksierin shqiptar Kristian Prengën.

Prej kohësh është përfolur në media se ata ishin në një lidhje, por çifti nuk e kishte pranuar deri sot.

Ishte Rikja që me anë të një postimi në Instagram zbuloi gjithçka.

Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen partnerit të saj.

Rike u shpreh se boksieri është njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur.

Ndërsa shton në urimin e saj: “Të uroj që Zoti të ndriçoj jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë.

Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin.”

Ndërsa postimin ajo e shoqëroi me një foto të të dyve, ku Kristi shihet i ulur mbi makinë duke përqafuar Riken.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.