Po tentonte të vidhte sendet brenda në mjet, kapet ‘mat’ 52-vjeçari…

0
110

Një 52-vjeçar është arrestuar, pasi u kap në tentativë për të vjedhur në mjetin e një shtetasi në rrugën “Nikolla Jorga”, në kryeqytet.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale: D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tenton të vjedhë një mjet, arrestohet nga Policia 52-vjeçari.

Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit A. L., në rrugën “Nikolla Jorga”, Tiranë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here