Nuk jemi në autoritarizëm, jemi në tirani

0
128

Nga: Artan Fuga

Si?
Cfarë?

Shqipëria sipas The Economist Institute Unite qenka një hap larg autoritarizmit!!!

Më vjen të qesh me gjithë shpirt!

Sipas Aristotelit, Makiavelit, Monteskjesë, Tokëvilit, Lokut, mendimtarëve më të mëdhenj në shkencat politike që ka nxjerr bota Shqipëria sot sikurse më rezulton te libri im SHOQERIA PIRAMIDALE është me dhjetra kilometra përtej autoritarizmit,

është tirani!

Thjesht fare. Diagnostikim pa asnjë keqdashje!

E them fare ftohtë, pa asnjë pasion, sipas parametrave shkencorë.

Madje nuk po them as mirë është as keq. Mbase aq meritojmë, mbase ashtu na duan, mbase ashtu duhet.

As më duhet kjo, se nuk jam as hoxhë, as prift, të ndaj të keqen nga e mira!

Por, jemi tirani. E sigurt!

Dhe nuk është vetëm pushteti, joooo, edhe partitë politike ashtu janë ndërtuar, edhe Kuvendi, edhe Akademia e Shkencave, edhe universitetet, edhe listat e kandidatëve për deputetë, edhe teatri, edhe cirku, edhe estrada, edhe bashkitë, edhe news-room-et, gjithçka!

Tirani të vogla me një kulm.

Piramidë keopsiane në një filxhan kafeje!

A është mirë a ështe keq, tjetër punë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here