Standard.al

Marrin fund ditët me diell, nga kjo fundjavë ndryshon moti, ja çfarë parashikohet

0
Sherbimi Meteorologjik ben me dije se duke filluar nga kjo fundjavë do të kemi ndryshime te kushteve meteorologjike, reshje shiu ne pjesen me te madhe te vendit dhe bore ne zonat malore.
Parashikimi i motit për fundjavën.
Të gjithë ju kënaqën ditëve të bukura me diell por tashmë duke filluar nga kjo fundjavë do të kemi ndryshime te kushteve meteorologjike.
Ditën e Shtunë do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut me intesitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në Veriperëndim reshjet do të jenë me intesitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve reshjet do të konvertohen në reshje bore në orët e mbrëmjes.
Ditën e Diel, kryesisht në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë territorin me intesitet deri mesatar, ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intesitet deri në 18 m/sek.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.