Kanadezët s’pranojnë të paguajnë taksa për ta, ja ç’vendim morën Harry dhe Meghan….

0
115

Pasi lajmëruan largimin nga familja mbretërore duke humbur edhe titujt e tyre, Harry dhe Meghan kanë nisur jetën e re në Kanada.

Ata janë zhvendosur së bashku me të voglin e tyre, Archie Harrison dhe dy qentë e shtëpisë.

Mirëpo edhe jetesa në Kanada duket se do të ketë disa “probleme” për çiftin.

Brenda disa orësh, më shumë se 80.000 kanadezë kanë firmosur një peticion në internet, ku kërkojnë që Duka dhe Dukesha t’i paguajnë vetë shpenzimet e tyre të sigurisë.

Sipas qytetarëve, kostoja 800 mijë euro në vit për sigurinë e çiftit duket të paguhet nga vetë Harry dhe Meghan Markle dhe jo nga xhepat e kanadezëve.

Kështu, Harry dhe Meghan janë detyruar të marrin një vendim.

Sipas burimeve pranë çiftit, ata do të ndihmojnë në pagesën për sigurinë e tyre nëse do të arrijnë të kenë financat e tyre të pavarura.

Harry dhe Meghan do të rimbursojnë taksapaguesit për koston e sigurisë për angazhimet e tyre të biznesit privat.

Madje, ata po përpiqen të fillojnë të paguajnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here