Gazeta BILD: Kjo është një fyerje raciste për shqiptarët…

0
172

Gazeta gjermane, BILD, është një emër i njohur për gjithë shqiptarët dhe arsyet dihen. Por në kopertinën e sotme, gazeta analizon një debat të zhvilluar në një program televiziv në Gjermani.

Sipas saj, prezantuesi i njohur, Markus Lanz, ka përdorur një fyerje raciste gjatë debatit të mbrëmshëm. Lanz kishte të ftuar në studion e tij ministrin e Transportit, Andreas Scheuer.

Në qendër të debatit disa tema të rëndësishme, që nga mjedisi e deri te taksa për autostradat. Lanz ishte agresiv ndaj ministrit, në një moment i tha se po tregonte përralla.

Por kulmi ishte kur i tha: “Kjo është në nivelin e mashtruesve shqiptarë me kona”, një referencë për lojën mashtruese me kona.

“Hm- lojtarë shqiptarë mashtrues me kona? A nuk është ksenofobike kjo? Për të mos thënë raciste?”, shkruan gazeta BILD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here