Francezi i rrezikshëm, kapet te Rruga e Barrikadave…

0
107

Një francez i shumëkërkuar për vrasje në vendin e tij u kap në Tiranë te Rruga e Barrikadave. 27-vjeçari i rrezikshëm kërkohej edhe për një seri krimesh të tjera të rënda.

NJOFTIMI 
Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Barrikada”, në kuadër të të cilit, në Rrugën e Barrikadave, në një banesë të marrë me qira, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
T. Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes, Francë, pasi Gjykata e Nantes, Francë, më datë 23.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit ”Burgim i përjetshëm”.

Ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.
Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here