Debati! Haradinaj i kthehet Baton Haxhiut: Ti dhe Edi Rama keni qenë “pro” ndarjes së Kosovës

0
86

 

Debate të forta pati mbrëmë në emisionin “Open” në Top Channel pas deklaratave se kryeministri Edi Rama ka qenë pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi ku ishte i ftuar kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.

“Nuk di të ketë diçka të shkruar apo një qëndrim konkret që Edi Rama të jetë pro ndarjes. Shikoni tani ligjërimin që janë bërë një të vetëm. Keni një qëndrim Ramush Haradinaj, Sali Berisha dhe Ilir Meta – tha gazetari Baton Haxhiu.

“Batoni ka qenë i involvuar brenda kësaj çështje. Ka takuar disa persona duke u thënë se kjo është ide e mirë. Si mundet me ardh ndarja e Kosovës në Parlament. A pranoni ju që të vijë ndarja e Shqipërisë në parlament – tha Haradinaj.

“Ma thoni një person ndërkombëtar që unë kam takuar dhe i kam thënë që ndarja e Kosovës është ide e mirë.

Ti e di që e kam sjellë Ramën tek shtëpia jote. Kjo ide e ndarjes është një paaftësi e qeverisë për të plotësuar kërkesat e ndërkombëtareve dhe gjen fajin tek gazetari – vijoi Baton Haxhiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here