Standard.al

Dalin pamjet e rënda pas tërmetit në Turqi/ Pallate të shembura e njerëz që kërkojnë të afërmit

0

Turqia është pushtuar nga frika dhe kaosi pas tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e sotme.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa ka ende operacione evakuimi. Flitet vetëm për dy persona të lënduar, por me sa duket dëmet janë të mëdha.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë shpërndarë thirrje për qytetarë të tjerë në Turqi që të mos përdorin thirrjet telefonike për t’i lënë mundësi atyre që kanë nevojë në Elazig, ku ka qenë edhe epiqendra e tërmetit të kërkojnë ndihmë. Kujtojmë se edhe në Shqipëri pas lëkundjeve të tërmetit ka pasur gjithmonë probleme me thirrjet telefonike.

“Ju lutemi bëni thirrjet tuaja përmes aplikacioneve të tilla si Whatsapp, Telegram, Messenger, jo numrat e telefonit. Le të mos përfshihemi në linja telefonike për të arritur njerëzit në Elazig”, shkruan dikush në rrjetet sociale.

Një numër i madh njerëzish qëndrojnë ende në rrugë. Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero.

 

 

 

 

 

 

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë godet Turqinë, panik i madh te qytetarët…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.