Bota e sportit në zi, vdes piloti i Rally Dakar

0
120

Piloti i Rally Dakar, Edwin Straver ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Holandezi 48-vjeçar pësoi një aksident të rëndë më 16 janar në garën e fundit të Dakarit, duke marrë plagë fatale për jetën. Në momentin e aksidentit, Straver pësoi një vdekje klinike dhe për ta risjellë në jetë ndërhyu stafi mjekësor. Pas 10 minutave përpjekje, trupi i motoçiklistit reagoi.

Ai dërgua më pas në një spital në Riad, ku ekzaminimi tregoi se ai kishte thyer një nga rruazat e sipërme të qafës. Pas ndihmës mjekësore më të specializuar, shpresat për jetën e Straver ishin të pakta, me 48-vjeçarin që u dërgua në Holandë ku dha edhe frymën e fundit.

Straver nuk është jeta e vetme e humbur në Rally Dakar këtë vit. Piloti tjetër, portugezi, Paulo Gonçalves vdiq të dielën për shkak të një ataku kardiak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here