Standard.al

A mund të ndalet koronavirusi?

0

Nga James Gallagher, BBC

Tani e dimë se ky nuk është një virus që do të shuhet vetë dhe do të zhduket.

Vetëm vendimet e marra në Kinë- përfshirë izolimin e qyteteve- mund të ndalojnë përhapjen e tij.

Shkencëtarët kanë zbuluar se çdo person i infektuar e kalon virusin tek 1.4 deri në 2.5 persona.

Ky njihet si numri themelor i riprodhimit të virusit- çdo gjë më shumë se 1 do të thotë se është vetë-mbajtës.

Këto shifra janë vlerësime të hershme, por e vendosin koronavirusin në një kategori me SARS.

Ekzistojnë dy pyetje thelbësore të pazgjidhura- kush është infektues dhe dhe kur bëhesh infektues.

Fakti që vetëm 25 përqind e rasteve të raportuara janë të rënda mund të shihet si një bekim i përzier.

Po, ky është më pak i rrezikshëm se SARS, por nëse ato raste të vështira pa simptoma ose me simptoma të buta, janë ngjitëse po ashtu, atëherë do jetë shumë e vështirë për ta kufizuar.

Dhe ne nuk e dimë akoma se kur njerëzit janë ngjitës. A ndodh kjo përpara se të shfaqen simptomat apo pasi shfaqen simptomat e rënda? Njëra është dukshëm më e vështirë për t’ia ndalur përhapjen se tjetra.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.