Presion dhe marrëveshje/ Artan Hoxha: Politikanë dhe kriminelë më ofruan para dhe më kërcënuan, që të heshtja!

0
99

Gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi ditën e djeshme videon e kryebashkiakut Lefter Alla, duke pretenduar se ai po konsumon kokainë, ka deklaruar në emisionin “Opinion”, se fillimisht i janë ofruar para për të heshtur dhe më pas është kërcënuar. Hoxha deklaroi se paratë i janë ofruar nga politikanë dhe kriminelë, por duke qenë se ai nuk i ka pranuar, më pas është kërcënuar që të mos e publikojë videon.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Ka patur presion?

Artan Hoxha: Presion dhe marrëveshje është kërkuar pafund për ta mbyllur.

Blendi Fevziu: Po kështu sollën? (i referohet parave)

Artan Hoxha: Padiskutim, kjo zhurmë që u shkaktua sot mund të ishte evituar dhe unë të isha në hallin tim, por mua më intereson të denoncoj fenomenin.

Blendi Fevziun: Të ofruan para, apo të kërcënuan?

Artan Hoxha: Të gjitha. Në moment që nuk bën marrëveshje për të parën, vijnë për të dytën.

Blendi Fevziu: Nga njerëz të tjerë, apo edhe nga bota politike?

Artan Hoxha: Edhe nga bota politike edhe nga bota e nëndheshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here