Presidenti Meta në Izrael takon Kryetarin e Parlamentit: Antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona

0
98

Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit sot me nderime të veçanta në një takim nga Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Yuli Edelstein.

Pasi shprehu kënaqësinë që viziton Izraelin me rastin e Forumit të Pestë Botëror të Holokaustit, Meta theksoi se: “Mesazhi im është i qartë teksa bota përkujton 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit – Antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona!

Ndihem krenar që jam kreu i një shteti ku antisemitizmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi që shpëtoi mijëra jetë hebrenjsh gjatë periudhës më të errët historike të tyre në shekullin e 20-të,” – tha Kreu i Shtetit shqiptar.

Presidenti Meta vuri në dukje se Shqipëria dhe Shteti i Izraelit gëzojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer dhe se të dy vendet e popujt tanë ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë, tolerancës dhe bashkëjetesës.

“Ne jemi edhe më të bashkuar në përpjekjen tonë për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe fondamentalizmi fetar,” – u shpreh Presidenti Meta.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit inkurajoi rritjen e investimeve izraelite në vendin tonë.

“Shqipëria ka shumë për të mësuar nga Izraeli rreth përdorimit të teknologjisë, dhe mjeteve të reja digjitale për të nxitur zhvillimin ekonomik. Në të njëjtën kohë, edhe ne kemi shumë për t’iu ofruar investitorëve dhe turistëve izraelitë që duan të vizitojnë vijën tonë të mrekullueshme të bregdetit, malet tona të larta dhe vendet tona historike”, tha Presidenti Meta. Ju jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen mbresëlënëse të Izraelit në ato momente të vështira, që i konsolidoi më shumë marrëdhëniet historike miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë” – vuri në dukje Presidenti Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here