Pollo: PS ka zgjedhur 6 kryebashkiakë me të shkuar kriminale, të japë llogari për “mollët e kalbura”…

0
104

Ish-ministri i Inovacionit gjatë qeverisjes së PD-së, Genc Pollo deklaroi se Partia Socialiste duhet të reagojë publikisht dhe të japë llogari në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.

Keni një koment për rastin e kryebashkiakut Alla?
Për rastin konkret skam koment. Është i qartë, të dhënat janë. E ka marrë prokuroria, të shohim se si do të vijojë. Ajo që duhet të diskutojmë është se cili duhet të jetë reagimi politik. kemi të bëjmë me ofiqar. Është i gjashti i PS që del me probleme të tilla. Është rasti i Shqipërisë, në Cuovadis se ku po shkojmë. Pse nuk reagon PS? I dyti në parti tha se ‘është përgjegjësi individuale’. Mund të jetë përgjegjësi e atij që ka bërë një dënim në Greqi dhe ka gënjyer dhe s’ka treguar. Po kjo dorë që i zgjedh, gjithmonë mollët e kalbura kap?! Pse s’ka bërë verifikime? Përgjigje e japim kollaj. Ta zëmë se jemi në një vend të Europës, partia do të reagonte. Do distancohej. Do e përjashtonte dhe do t’i kërkonte dorëheqje. PS si në rastin e drejtuar nga Rama, si në rastin e Elvis Rroshit, deri te ky i fundit, ose hesht ose…. Drejtësia ka punën e vet tani. Ne jemi në terrenin e përgjegjësisë politike. Një parti që kandidon një person s’mund të jetë ‘përgjegjësi individuale’. Nëse video është e vërtetë, duhet ta hetojë SPAK. Pra kemi një kryebashiak që merr kokainë, që është vepër penale. Kur një zyrtar kryen vepër penale, në një vend tjetër, do të vihej në lëvizje përjashtimi i tij nga partia. Këtu s’ka asnjë reagim. Prokuroria duhet të dojë 2 muaj që të hetojë. Këtu kemi të bëjmë me një të keqe që po zbulohet.

Janë 3 bashki në këtë situatë…..(Pa kryebashkiakë)

Përveç tmerreve që po shohim, kemi dhe një situatë anormale për shkaqe që i kemi diskutuar. Zgjidhja politike janë zgjedhjet parlamentare, që duhet të zhvillohen brenda këtij viti, në mënyrë që Kuvendi, legjislatura që është të shkojë në shtëpi. Të kemi zgjedhje parlamentare të mira dhe të pranueshme dhe të dalim nga situata moniste dhe kokainiste që na la ky pushtet. Kjo s’bëhet me qefin e Ramës dhe partisë në pushtet, do pak shtrëngim. Kemi nisur procesin e rregullimit të reformës zgjedhore. Ka dhe sforco të tjera që duhen bërë. Uroj që të mbyllet brenda afatit kur palët kanë rënë dakord që më pas të hapet mundësia e rinovimit të pushtetit./News 24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here