Meta paralajmëron Venecian: Investimi i saj prej 30 vitesh nuk duhet të shpërdorohet për qëllime politike të maxhorancës

0
106

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias “Për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”

Opinion i Venencias për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, impakt të drejtpërdrejtë në rrugën që do të marrë Shqipëria, drejt demokracisë apo drejt instalimit të diktaturës.

Bllokimi i qëllimshëm i KED-së për dy vite me synim nxjerrjen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese.

Një nga momentet më evidente tëkeqzbatimit të Reformës në Drejtësi ishte dalja jashtë funksioni të Gjykatës Kushtetuese prej më shumë se 2(dy) vitesh.

Kryetari i KED ka shkelur dhe anashkaluar kërkesat e Kushtetutës dhe ligjit duke ndikuar qëllimisht në pamundësinë e emërimeve dhe zgjedhjes në kohën e duhur dhe me cilësinë e kërkuar të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese,e për pasojë duke vonuar që kjo Gjykatë të jetë sa më shpejt funksionale për të marrë vendime dhe t’ijapë zgjidhje një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend”.

Edhe Avokati i Popullit ka evidentuar se me sjelljen e saj KED ka paracaktuar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se organeve të emërtesës po u kufizohej e drejta e zgjedhjes.

Kuvendi i Shqipërisë jo vetëm ka refuzuar bashkëpunimin me Presidentin e Republikës duke shkelur në mënyrë flagrante parimin e luajalitetit kushtetues, në procesin e emërimit të gjyqtarëve të gjyqtarëve të rinj të GjK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here