Kryebashkiaku që pi kokainë, ironizon keq Manjani: Film i stërparë. Qeveria hesht deri sa…

0
130

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka reaguar për videon ku shihej një person teksa pinte kokainë në një lokal, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Manjani thekson se ky episod është film i stërparë, ku sipas tij sa herë kapen mat thonë se video është e montuar dhe jo origjinale. Teksa jep disa nga arsyet që janë përdorur nga ata, Manjani shton se në këtë rast qeveria hesht.

Postimi i plotë:
Film i stërparë.
Sa herë kapen mat thonë:
1.Video është e montuar jo origjinale.
2.Në video është dikush që thith mall, por nuk është ai që duket. Është një “Alizot” tjetër

3. Gazetari dhe kushdo që denoncon videon janë fajtorë për kallëzim të rremë
4. Do flasi drejtësia pastaj do dorëzojmë detyrën.
5. Po na shantazhojnë ngaqë po kryejmë detyra publike.
6. Partia njofton se përgjegjësia është individuale.
7. Individët thonë që “sdi gjë”, ose “po më sulmon opozita”…
Dhe qeveria gjithmonë hesht. Hesht dhe hesht, deri sa….. vari lesht!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here