Kë “zgjedh” Berisha, mes Nanons dhe Ramës? “Kriminelët dhe injorantët nuk i sjell sistemi, i sjell kryetari”

0
114

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë “zgjedhjen e tij” mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës. Në emisionin Opinion, ai tha se “midis malinjitetit të Edi Ramës dhe moskokëçarjes së Fatos Nanos për këtë vend njëmijë herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia e Edi Ramës”. Sipas tij nëse ka një gjë që duhet të kërkojë falje Fatos Nano, është për njeriun që la pas.

Sali Berisha: Të jesh i bindur ti që mes malinjitetit të Ramës dhe moskokëçarjes dhe mungesës së përgjegjësisë së Fatos Nanos, në këtë vend 1000 herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia dhe të gjithat e Edi Ramës se sa e Fatos Nanos. Në një moshë 53 vjeç dha dorëheqjen nga partia dhe mori Edi Ramën dhe i bëri gjëmën vendit me të. Nëse ka një gjë që Nano gjithë jetën e tij duhet t’i kërkoj vendit të tij është që la mbrapa.

Berisha tha se opozita, por jo vetëm edhe qytetarët, duhet të kërkojë me patjetër largimin e Edi Ramës. Sa i përket sistemit, ai tha se ky sistem është shumë i mirë.

Do pranoja një sistem tjetër, të plotë proporcional. Nëse nuk shkonte ky sistem, unë këtë sistem e quaj shumë të mirë. Këta (kriminelët dhe injorantët) nuk i sjell sistemi, i sjell kryetari”, tha Berisha./ Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here