Standard.al

Hije skandali në La Liga! Ish drejtori i Osasunës denoncon 3 skuadra që janë përfshirë në trukime ndeshjesh…

0

Trukimi i rezultateve të ndeshjeve është kanceri i vërtetë i sportit, që ndikon direkt në besueshmërinë e tij. 

Por ajo që ka ndodhur në Spanjë, mund të minojë përfundimisht besimin në kampionat, pasi bëhet fjalë për 4 ekipe të përfshira në histori trukimi dhe manipulimi ndeshjesh.

Ish-drejtori i Osasunës, Angel Luis Vizkei, ka denoncuar se skuadra ku ai ka qenë pjesë, ka paguar Getafen, Espanjolin dhe Betisin për të toleruar dhe fiksuar ndeshje.

Por presidenti i Osasunës, Migel Arçanko, ka hedhur poshtë këto akuza. Gjyqi për këto fjalë po vazhdon ende dhe UEFA është në pritje të verdiktit të tij përpara se të thotë fjalën e saj të fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.