Standard.al

“Gjelat” e Londrës godasin në merkato, ja kush pritet t’i bashkohet Tottenham

0

Tottenhami u rikthye mbrëmjen e djeshme tek fitorja në Premier League pas triumfit kundër Norwichit.

Skuadra e Jose Mourinhos kishte tre takime pa fitore dhe për më tëpër pa gjetur rrugën e rrjetës. Londinezët e vuajnë shumë mungesën e kapitenit dhe goledorit Harry Kane i cili është i dëmtuar. Të gjendur në këtë situatë drejtuesit e Tottenhamit kanë nisur tratativat me sulmuesin e Real Sociedadit, Willian Jose.

28-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Londrës në orët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore, ndërkohë që ende nuk dihen shifrat e kësaj marrëveshjeje. Këtë sezon braziliani ka shënuar 8 gola në 21 takime me klubin nga San Sebastiani dhe pritet ti kushtoi “gjelave” të Londrës 40 milionë euro.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.