Axhenda Soros për shpopullimin e Shqipërisë si vazhdim i memorandumit të Çubrilloviçit të 1937-ës

0
116

Nga: Altin Goxhaj

Postuar në 7 Korrik 2019
A është AXHENDA SOROS PËR RRËNIMIN, FALIMENTIMIN DHE SHPOPULLIMIN E SHQIPËRISË veç vazhdimi në një version postmodern i Memorandumit të Vaco Çubrilloviçit të 1937 “DËBIMI I SHQIPTARËVE” i zhvendosur në territorin e Shqipërisë përderisa Kosova është në duart e Amerikanëve?

Memorandumi i Vaso Çubriloviç “DËBIMI I SHQIPTARËVE” iu paraqit Qeverisë Mbretërore të Stojadonoviç-it më 7 mars 1937, është platforma kryesore për spastrimin etnik të shqiptarëve.

Ja pjesë nga Memorandumi i Vaso Çubrilloviç për Shpërnguljen e Shqiptarëve nga Ballkani – 7 Mars 1937, drejtuar Akademisë së Shkencave të Serbisë dhe Qeverisë Mbretërore të Stojadonoviç

Fragmente nga Kapitulli “MËNYRA E SHPËRNGULJES”
Sikundër e kemi theksuar tashmë, shpërngulja në masë e shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre është i vetmi kurs për ne. Për të realizuar shpërnguljen e një popullsie të tërë kërkesa e parë është që të krijohet një mendësi e përshtatshme. Ajo mund të krijohet në mjaft mënyra.

Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të bindim klerikët dhe njerëzit e tyre me influencë me anë të parave ose kërcënimeve që ata të përkrahin shpërnguljen e shqiptarëve. Duhet të gjenden sa më shpejtë që të jetë e mundur agjitatorë nga Turqia, në qoftë se ajo do të na i japë, për të përkrahur shpërnguljen. Ata duhet të … të ngjallin krenarinë për shtetin turk midis masave…

SHTRËNGIMI I USHTRUAR NGA APARATI SHTETËROR
Një mjet tjetër do të jetë shtrëngimi i ushtruar nga aparati shtetëror. Ligji duhet zbatuar deri në një për ta bërë qëndrimin e shqiptarëve të padurueshëm:
– gjobat,
– burgosjet,
– zbatimi i egër i urdhëresave të policisë,
– si ndalimi i tregtisë jo formale,
– prerja e pyjeve,
– dëmtimi i bujqësisë,
– lënia e qenëve zgjidhur,
– puna angari
– dhe mjete të tjera që mund të përdorë një forcë policore me përvojë.

NGA PIKËPAMJA EKONOMIKE:
– mospranimi për të njohur tapitë e vjetra të tokës,
– puna me regjistrimin e tokës që duhet të përfshijë menjëherë vjeljen e pamëshirëshme të taksave dhe shlyerjen e të gjitha borxheve private dhe publike,
– rekuizimi i të gjitha kullotave shtetërore apo komunale, shfuqizimi i koncesioneve,
– heqja e lejeve për ushtrimin e profesionit,
– pushimi nga puna në zyrat shtetërore, private apo komunale etj,
do të shpejtojnë procesin e shpërnguljes së tyre.

MASAT NË FUSHËN E JETËS PRIVATE DHE SHËNDETIT:
– zbatimi me dhunë i të gjitha dispozitave madje edhe brenda shtëpive, duke rrëzuar të gjitha muret dhe gardhiqet rrethuese,
– zbatimi me rreptësi i masave veterinare që do të rezultojnë në ndalimin e shitjes së bagtive në treg gjithashtu do të aplikohen në një mënyrë efektive dhe praktike.
_________________________________
Dr. Vaso Çubriloviç ka qenë këshilltar i regjimit monarkist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj ministër, akademik, drejtor i Institutit të Ballkanologjisë dhe anëtar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Shkruan: Vaso ÇUBRILOVIQ Beograd, 07 mars 1937

A nuk është kjo që ka ndodhur nga Rilindja këto 6 vjet?

Por kjo që ka ndodhur këto 6 vjet a është zhvilluar sipas kërkesave të Institutit CID (të themeluar nga Socrates Kokkalis dhe Elanye Papulias) bazuar te kushtet e Kontratës së Qeverisë Shqiptare me Fondacionin Soros dhe Institutin CID?

Sipas Soros nëse Qeveria Shqiptare nuk zbaton fije për pe objektivat e Fondacionit Soros atëhere kontrata dhe paratë e Soros ndërpriten! Por nëse Soros e ka rinovuar kontratën 4 herë (2013, 2014, 2017 dhe 2018) i bie që Politika jonë Ekonomike-Sociale është bërë sipas kërkesave të Soros!!! Se për atë të Drejtësisë janë sqaruar të gjithë tashmë apo jo?!

Një fakt interesant është që Instituti i themeluar nga miliarderi dhe familjarët e politikamëve grekët, është se Socrates Kokkalis është zbuluar në 2000 nga Qeveria Rumune që ka qenë Agjent i Shërbimeve Sekrete të KGB (STASI i Gjermanisë Lindore) dhe për këtë shkak Prokuroria Gjermane në atë kohë i çoi me Postë Prokurorisë Greke Dosjen me 400 faqe të spiunit Kokkalis me pseudonimin Rokos por menjëherë doli në Konferencë Shtypi Shefi i atëhershëm i shërbimeve sekrete Greke duke i kërkuar medias greke të ndalonte menjëherë sulmin ndaj tij sepse “ Z. Kokkalis është një patriot i shquar grek që punon për interesat e Greqisë ne Rajon dhe më gjerë”.
Ndërkohë pej 1992 Soros dhe Kokkalis kanë ndarë bashkë në mënyrë proporcionale financimet për bursat master dhe doktoraturë që jepte Fondacioni Soros.
Nga ana tjetër tashmë të gjithë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri e kanë mësuar se Plani për copëtimin u ideua, projektua dhe u lobua nga Soros,, njësoj si Reforma Soros ne Drejtësi që sot e ka lënë Shqipërinë në një vrimë të zezë kushtetuese dhe gjyqësore!

Pyetja që del kur lexon Memorandumin e Çubrilloviç “DËBIMI I SHQIPTARËVE”:

Mos ka marrë Soros nga Serbia dhe Greqia me PPP konçensionin për Dëbimin e Shqiptarëve nga Ballkani sipas Memorandumit të Vaso Çubrilloviç?
Sa mund të jetë vlera financiare e këtij konçensioni ndërkombëtar?
5 apo 15 miliardë euro? Apo më shumë po të llogarisim dekadat që vijnë?!!!
Mos ja kalon edhe pasurisë private të vet Soros tani që 17 miliardë dollarë ja ka “dhuruar” Fondacioneve Soros?

(Ja PËRMBAJTJA E LËNDËS së Memorandumit “DËBIMI I SHQIPTARËVE” 7 Mars 1937:
Problemi i shqiptarëve në jetën tonë kombëtare
Kolonizimi i krahinave të jugut
Problemi ndërkombëtar i kolonizimit
Mënyra e shpërnguljes
Organizimi i shpërnguljes
Popullimi i rajoneve të çpopulluara
Aparati i kolonizimit
Mjetet finanziare

Fotografia e Avokati Altin Goxhaj
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here