Standard.al

Aktivisti i njohur “shpërthen” keq: Fjala “skandal” ka humbur kuptimin! Vetëm në Shqipëri njerëzit i thonë bravo atij që vjedh…

0

Aktivisti Erion Kristo përmes një postimi në rrjet ka thumbuar Qeverinë e cila heq nga detyra mësues e policë që bëjnë skandale, por asnjëherë pushtetarë që ngjyejnë dorën.

Kristo shkruan se kjo do të thotë se pushteti se ka problem fare të na sakrifikojë ne, po ka shumë problem të prekë njerëzit e vetë pushtetit.

“Një popull që tradhëton interesat e tij, s’ka pse të mërzitet kur e tradhëtojnë. Dhe s’ka pse t’ua hedhë fajin të tjerëve.

Vetëm në vendin tonë, dhe askund tjetër, njerëzit i thonë bravo atij që vjedh”, shkruan Kristo.

Postimi i Erion Kristo

Ka humbur fare kuptimi i fjalës “skandal”. Më vjen për të qeshur kur kujtoj se sa shpejt hiqen nga detyra policët apo mësuesit që bëjnë skandale.

Dhe asnjëherë pushtetarët që ngjyejnë dorën. Kjo do të thotë që pushteti se ka problem fare të na sakrifikojë ne, po ka shumë problem të prekë njerëzit e vetë pushtetit.

Dhe kjo ndodh nën duartrokitjet e njerëzve, që nuk merakosen aspak për atë që u mungon në tavolinë, po se mos stresohen pushtetarët.

Dhe njerëzit gëzojnë kur ata vjedhin, veçse harrojnë që ata vjedhin pikërisht atë që u takon njerëzve.

Një popull që tradhëton interesat e tij, s’ka pse të mërzitet kur e tradhëtojnë. Dhe s’ka pse t’ua hedhë fajin të tjerëve.

Vetëm në vendin tonë, dhe askund tjetër, njerëzit i thonë bravo atij që vjedh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.