Standard.al

Shpërthen Furxhi: PS do paguajë për kryebashkiakët me të shkuar kriminale, secili prej tyre do shkojë në gjyq…

0

Gazetari Aleksandër Furxhi është shprehur për rastet e kryebashkiakëve të PS të cilët kanë dalë me të shkuar të dënuar apo me proces të hapur gjyqësor më parë se partia do e paguajë me vota në zgjedhjet e ardhshme para elektoratit.

”Ka një përgjegjësi të madhe morale se në kushtet e një gare kishte mundësi të zgjidhte kandidatë dhe t’i bënte screening. Opinioni publik e ka të qartë që këta kanë gënjyer. Kanë menduar se do të mbulohen. PS do ta paguajë nesër me vota përballë elektoratit. Në 61 njerëz edhe pse dihet që ka ndërmarrë një aksion për vettingun e individëve, përsëri këta individë kalojnë dhe i lënë një njollë PS-së.

Secili prej tyre do shkojë në gjyq. E rëndësishme është që kjo provë ose këto zgjedhje pas 5 vitesh ligj të dekriminalizimit, erdhi koha që këta njerëz të marrin fund së drejtuari shoqërinë. I ka ardhur fundi. Nuk mund të shohin më njerëzit në krye njerëz me të shkuar të dyshimtë .”- thotë Furxhi./News24

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.