“Po damkoset rëndë pushteti në Shqipëri”/ Gazetari: Si guxojnë këta kryebashkiakë që nuk e tregojnë veprën penale…

0
268

Gazetari Ervis Iljazaj tha se kryebashkiakët socialistë, që po ikin një nga një për veprat e tyre penale, që nuk i kanë publikuar në formularin e Dekriminalizimit, ose janë naivë e të papërgjegjshëm, ose kanë mbrojtje politike.

 

“Pushteti lokal ka nevojë për një legjiritim. Kështu nuk mund të vazhdohet më. Po e damkosin rëndë pushtetin lokal në Shqipëri gjithë rastet që po dalin pas 30 qershorit. Ligji i Dekriminalizimit është shumë i ashpër. Jo të gjithë ata që i ndalon ligji, janë kriminelë. Ne kishim një të keqe ekstreme dhe duhej një mjet ekstrem për ta luftuar. Një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare është e “inkriminuar”, ky është fenomen i tranzicionit shqiptar, që po reflektohet dhe në politikë.

Ka përgjegjësi politike këtu, edhe personale. Ka raste, nuk i kam të verifikuara, ku PS i ka ditur veprat e këtyre kandidatëve, por edhe raste kur nuk i ka ditur. E gjykoj të pamundur të mos dish të shkuarën e 61 kryebashkiakëve, sidomos në komunitete të vegjël, si Bulqiza psh.

Si i ka gjetur PD? Fare lehtë, me denoncime njerëzish, nga komuniteti. Këtë gjë mund ta dijë shumë edhe partia që i kandidon. Si e marrin guximin këta që nuk e tregojnë veprën penale, në një kohë që flitet për Dekriminalizimin? Ose ata janë navië dhe të papërgjegjshëm personalisht, ose kanë mbrojtje politike”, tha gazetari./News24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here