Opozita përcakton ekipin e ekspertëve në tryezën për reformën zgjedhore

0
85

Opozita e bashkuar jashtë parlamentit ka caktuar ekipin e saj të ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore.

Sipas burimeve, ekspertët nga opozita do të jenë Ivi Kaso i PD-së, Arjan Madhi nga PR, Shkëlqim Sulo nga PDIU dhe Muharrem Caka nga LSI.

Dy ditë më parë, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformen Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari ju drejtuan me letër zyrtare ODIHR-it,ku i kërkonin dërgimin e një eksperti që do të punojë së bashku me ekspertet vendas ne hartimin e drafteve perfundimtare në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Komisioni së bashku me ekspertët nga opozita jashtëparlamentare  dhe ekspertët e Komisionit të fillojnë menjëherë dhe pa humbur kohë punën në zbatim të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here