Ngjarje e rëndë/ Pë*dhunoi minorenen me aftësi të kufizuara, 60-vjeçarin e denoncoi bashkëshortja

0
185

60-vjeçari me iniciale V.N, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe të ketë kryer edhe marrëdhenie me një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara, është lënë në burg nha Gjykata E Lezhës. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se i moshuari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Por, edhe pse nuk është faktuar ende nëse është abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren, në bazë të provave të paraqitura nga prokurori Erjon Shehaj, Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Sipas të dhënave kanë qenë nxënësit e shkollës që kanë vërejtur fillimisht se vajza nuk hipte në furgonin e shkollës, por në një makinë. Ndërsa mësuesit kishin konstatuar disa mungesa në mësim dhe sjellje të çuditshme të vajzës. Kësisoj, personeli i shkollës ka vendosur të njoftojë Policinë dhe e mitura është ndjekur nga oficerë, që konstatuan se i moshuari e mori në makinë. Ata e ndoqën dhe e arrestuan të premten e javës së kaluar në flagrancë në gjendje të dehur. Ndaj 60-vjeçarit janë ngritur akuzat “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.

Sipas gazetës Panorama, denoncimi i këtij rasti është bërë edhe nga vetë bashkëshortja e 60-vjeçarit të akuzuar në këtë rast. Ajo dyshohet se ka vënë re lëvizje të dyshimta të bashkëshortit të saj ndaj vajzës që është vetëm 14 vjeçe, çka ka sjellë më pas edhe denoncimin në Polici.

buzimet me vajza që kanë probleme të shëndetit mendor janë ngjarje të përsëritura në Lezhë. Pak kohë më parë, tri motra kanë rënë pre e abuzimeve seksuale, madje kanë sjellë në jetë dhe fëmijë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here