Elvana Gjata në Eurovision 2020?! Twitter ”shpërthen” papritur: Ja cilin shtet do të përfaqësoj

0
141

Diçka e çuditshme po ndodh me rrjetet sociale dhe pikërisht me artisten Elvana Gjata. Nëse provoni të kërkoni “Elvana” në Twitter, menjëherë pas emrit të këngëtares do t’ju dalë emri i qytet-shtetit San Marino, në Itali. Po çfarë po ndodh? Ç’do të thotë kjo? Duket se papritur, dikush nga fanatikët e Eurovision-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.

San Marino është një mikroshtet në Itali me rreth 34.000 banorë, pra relativisht më pak se zona e Astirit në vendin tonë. Si për pasojë, edhe skena muzikore atje është në nivele micro, ndaj San Marino-s i është dashur të huazojë këngëtarë nga vende të tjera të botës, për ta përfaqësuar.

Këtë vit, po diskutohej që vendi të përfaqësohej nga këngëtarja gjermano-amerikane, Aly Ryan, por krejt papritur në Twitter përhapet me shpejtësin e erës një thashethem që thotë se Elvana Gjata është një tjetër pretendente për të përfaqësuar mikroshtetin.

Ende nuk dihet zanafilla e këtij thashethemi, por me dhjetëra tweet-s nga fansa të Eurovizionit, nga e gjithë bota kanë nisur diskutimin. Madje, ka nga ata që po u shijon shumë skenari që “pas humbjes së padrejtë në Festivalin e Këngës së 58-të, Elvana po hakmerret duke konkurruar për një shtet tjetër”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here