Direkt nga Filologjiku, flasin për “standard” studentët: Ja pse u ringritëm në protesta. Kërkesat tona për Qeverinë

0
452

U rikthye sot revolta studentore.

Protestat dhe thirrjet nisën mëngjesin e  sotëm në ambientet e Filologjikut, ku sipas pamjeve duket se studentët kanë bojkotuar mësimin duke u larguar kështu nga ambientet e fakultetit.

Raportohet se studentet do e vazhdojne protesten perpara korpusit ne menyre qe as policia te mos nderhyje, pasi ajo eshte prone e universitetit dhe jo e bashkise

Të pyetur ekskluzivisht nga “STANDARD” studentët shprehen se:

“Ne rinia, ne studentët shqiptarë, duam të qëndrojmë në vendin tonë, kërkojmë të drejtën tonë për të studiuar, për të punuar, dhe për ta ngritur jetën dhe lumturinë tonë këtu ku kemi lindur, me djersën e ballit dhe me punë të ndershme.
Prandaj urgjentisht kërkojmë që të ulen tarifat e studimit, bazuar në nivelin ekonomik të familjeve shqiptare, dhe të zerohen për studentët që vijnë nga familjet në nevojë. Ti jepet mundësia dhe e drejta çdo studenti të hyjë në universitet.
Të zhduken metodat komuniste të ndarjes së studentëve në të mirë e të këqij, në ekselentë e të dobët, në të pasur e në të varfër, pasi jemi bij të Shqipërisë, jemi shqiptarë dhe jemi e ardhmja e këtij vendi.
Të hiqen pengesat artificiale të pragut të notave të cilat vetëm sa thellojnë ndasitë mes të rinjve shqiptarë dhe skanë lidhje aspak me cilësinë e universiteteve.”

Eskluzive: Standard.al

http://www.standard.al/2020/01/22/plas-te-filologjiku-rikthehet-uragani-i-protestave-stud

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here