“Ambalazhi dhe etiketa për shafranin nuk është aspak serioze”/ Panariti: Përdoren kimikate kancerogjene…

0
149

Eksperti dhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka folur për kompanitë që mashtrojnë me ambalazhimin dhe etiketimin për shafranin. Sipas Panaritit, shafrani shitet me një çmim rreth 100 leke në treg dhe përdoret rëndom, por që shafrani origjinal ka një vlerë deri në 6 mije lekë.

 

 “Nuk është shafran, por pluhur tumerik, që nuk lejohet përdorimi i asnjë kimikati. Ndalohen ngjyruesit dhe kjo përbën një provë paralajmëruese, pasi mund të shkaktojë tek konsumatori pasoja të pakthyeshme. Ambalazhi dhe etiketa për shafranin nuk është aspak serioze”-u shpreh Panariti.

Në lidhje me abuzimet e prodhuesve për shafranin, Panariti tha se kjo është çështje jo vetëm e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), por edhe e Prokurorisë e cila duhet të nisë hetimin ndaj tyre. Ai theksoi se AKU duhet të ketë një plan monitorimi, kontrolli ndaj këtyre prodhuesve.

Në studio u testuan edhe bizelet. Në një letër të lagur hedhim bizele dhe shohim nëse ka ngjyrues apo jo. Panariti tha se kimikati i jep ngjyrë bizeles dhe e dallojmë pasi letra bëhet jeshile dhe se një testim të tillë mund ta zhvillojmë edhe me perimet e tjera. Ai u shpreh se ngjyruesit në bizele përbëjnë rrezik për konsumatorin. Ndërsa për rastin e sheqerit kafe, testi bëhet në ujë të ngrohtë dhe nëse nuk tretet përmban ngjyrues./News24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here