’21 janari’/ Ngjela akuza të forta: Rama për të marrë pushtetin pranoi edhe vrasjen

0
106

Avokati Spartak Ngjela i ftuar dje në emisionin “Real Story” në “News 24” duke folur për tragjedinë e 21 janarit, deklaroi se reforma në drejtësi do ta zbardhë atë.

Ngjela hodhi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit të vendit Edi Rama, duke thënë se për të marrë pushtetin pranoi edhe vrasjen, kurse shtoi se marrëveshja Rama – Meta ishte amorale.

Avokati Spartak Ngjela: Nuk kemi asnjë shpresë që të ketë drejtësi pa reformë në drejtësi.

Fatos Klosi: të gjitha argumentet që japim këtu janë në favor të faktit se nuk u mbajt qëndrimi që e premtoi.

Avokati Spartak Ngjela: Po kush do e bëjë Ramë ziu? Rama është në frikë për vete.

Fatos Klosi: Prova e dëmtuar do të tentojë që të mbajë të ngritur këtë çështje. U vranë katër njerëz që i pa gjithë bota në mes të bulevardit, jo për faj të tyre dhe çështja është zbehur tani pas 9 vitesh, për të thënë atë që është e vërtetë. U fol shumë, janë bërë shumë demonstrata të heshtura.

Avokati Spartak Ngjela: Në asnjë vend demokratik me logjikë normale nuk mund të bëhej pakt mes Ramës dhe Metës. Pakti Rama – Meta është negativ dhe kjo është bërë për pushtet. Domethënë Rama për të marrë pushtetin, pranoi edhe vrasjen. Diskutimi akademik nuk ndërpritet.

Gazetarja Klodiana Lala: Ju mund të bëni analizë politike, por unë flas për atë që ndodhi…

Avokati Spartak Ngjela: Thonë se nuk bëhet drejtësi, unë them bëhet. Ka një marrëveshje Rama – Meta që nuk i shpëton dot hetimit. Sa i përket zvarritjes, është pushteti gjyqësor që ka të gjitha në dorë dhe sistemi gjyqësor ka qenë i tëri i politikës, në dorë të politikës. Pushteti gjyqësor është i lidhur me krimin, sepse Meta mori pafajësi, edhe ushtarakët. Nëse nuk realizohet reforma në drejtësi, nuk mund të hetohet 21 janari. Duhet reforma në drejtësi që të kemi ekspertizë të huaj. Institucionet e SPAK dhe të reformës janë shpresa jonë për antikorrupsionin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here